Serbët e lagjes së epërme njoftojnë policinë pas shfaqjes së grafiteve “UÇK”

Mëngjesin e sotëm në Rahovec në lagjen e epërme është shfaqur grafiti me tri shkronjat e shenjta “UÇK” i shkruar në një veturë, një garazh, si dhe në disa shtëpi në rrugët përreth kishës në atë vend, transmetojnë mediumet e serbëve të Kosovës.

Pronari i veturës, Dobrivoje Gjoriq, herët në mëngjes e ka vërejtur grafitin “UČK” të shkruar me bojë të zezë me yndyrë, kur ka shoqëruar vajzën e tij në shkollë dhe ka lajmëruar rastin në polici, e cila ka kryer hetime.

“Nuk e pashë kush e bëri, por sot në mëngjes kur shkova për të çuar vajzën time në shkollë, pashë një tabelë në makinë, e cila na shqetësoi. Policia erdhi me thirrjen time, kreu një hetim dhe më ftoi të jap deklaratë në stacion”, tha Gjoriq për mediumin serb të Kosovës, Kosovo-Online.

Në disa shtëpi të tjera në rrugët përreth kishës në Rahovec janë shkruar grafite, ndër to edhe shtëpitë e Radisha Lukiqit, e cila jeton në atë shtëpi, si dhe në shtëpinë e Zoran Kujundxhiqit, e cila nuk ka banorë.

Të gjitha të ashtuquajtura “incidente” nga mediat serbe në Rahovec që kanë ndodhur dy ditët e fundit kanë ndodhur afër kishës, e cila është qendra e grumbullimit të serbëve në lagjen e epërme.

Mediat serbe si në Serbi si ato në Kosovë e kanë Rahovecin top temë dhe Rahoveci24 do jetë në ballë të tyre duke transmetuar për qytetarët gjithë atë që flitet në mënyrë që si qytetarë të kemi përgjigjie për propagandën e ulët.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.