Drejtoria e Bujqësisë ka paralajmëruar femrerët që kultivojnë specin se sëmundja e vrugut mund të paraqitet te specat, pas reshjeve të fundit të shiut.
Drejtoria ka marrë shembull fermerin Feta Popaj, i cili ka ndërmarrë masat adekuate për mbrojtje nga kjo sëmundje.
Njoftimi i plotë:
Mbrojtja e kulturës së specit nga sëmundja e vrugut…🌶🌶
Pas rreshjeve të fundit të shiut, në kulturën e specit zakonisht shfaqen simptomat e sëmundjet së vrugut, e cila ndikon në mënyrë negative në prodhimtari.
Feta Popaj nga fshati Fortesë, ka të mbjellur mbi 2 ha me speca ku shumicën prej kësaj sipërfaqe e ka të mbjellur me foli të zezë dhe sistem të ujitjes pikë-pikë në fushë të hapur. Ai deri më tani ka kryer tre trajtime për mbrojtjen e kësaj kulture nga sëmundjet e ndryshme.
Rahovec
29/05/2020