Së shpejti vazhdojnë punimet në rrugën “Bekim Sylka”

Restaurimi i lagjes në rrugën “Bekim Sylka” do të vazhdojë të bëhet gjatë këtij muaji.

Rahoveci24 mëson se tashmë kontraktori për kryerjen e këtyre punimeve do të vazhdojë punën gjatë këtij muaji.

Megjithatë, kjo varet shumë edhe nga kushtet atmosferike, të cilat e determinojnë edhe tempon e punës.

Në restaurimin e lagjes ku gjendet kjo rrugë do të shpenzohen 265 mijë euro. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.