Së shpejti peticion për kundërshtimin e autostradës së Dukagjinit – varianti 6

Këshilli i banorëve të pakënaqur të komunës së Rahovecit kanë paralajmëruar peticionin si hap të radhës të kundërshtimit.

Komunikata e plotë:

Peticion kunder trases se Autostrades

Në vazhdën e aktiviteteve për kundërshtimin e Variantit nr.6 per Autostraden e Dukagjinit për pjesën e Rahovec- Prizren duke betonizuar Lumin Drini i Bardhë, këshilli i banorve të pakënaqur të Rahovecit vendosi që hapi i ardhshëm i shprehjes së pakënaqësis të jetë organizimi i PETICIONIT.

Këshilli organizativ vendosi që hapi i ardhshëm demokratik i shprehjes së pakënaqësis të jetë organizimi i PETICIONIT, duke patur parasysh se tashmë janë shterur të gjitha mundësit që Kryetari i Komunës Smajl Latifi, si institucion i cili përfaqëson interesat e banorve të Komunës së Rahovecit të bashkangjitet kësaj inciative.

Ftesa per te ju bashkangjitur këshillit është refuzuar nga vet Kryetari Smajl Latifi, dhe njeheresh ka kundershtuar inciativen e shumices se banoreve te Komunes se Rahovecit.

Ne si këshill kemi vendosur që hapi i rradhes të jetë organizimi i PETICIONIT në Komunën Rahovecit duke perfshir fshatrat perreth.

Këshilli i banorve ben thirrje tek të gjithë personat e vullnetit të mirë që të na mbështesin me punë vullnetare në organizimin e këtij Peticioni.
Kërkojmë në veqanti nga të ritë dhe të rejat që të na bashkangjiten në organizim të PETICIONIT i cili do të mbahet në të gjithë Komunën e Rahovecit.

Të gjithë personat të cilët janë të gatshëm të na ndihmojn në organizimin dhe mbështetjen e PETICIONIT,kundër dëmtimit të lumit Drini i Bardhë dhe kundër Variantit nr.6 të Autostradës së Dukagjinit për pjesen e Rahovecit, ti na kontaktoj në emailin: keshillirahovec@gmail.com, ose të kontaktojn në numrat: 045/800 361 dhe 045/821-116.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.