Së pari rumunët vijnë në Rahovec, ndeshja e parë më 23 Nëntor në “Mizahir Isma”

KH Rahoveci u shortua me klubin e madh rumun Minaur Baia Mare, që vitin e kaluar ishte në gjysmëfinale të EHF European Cup.

Me triumf në këtë fazë, Rahoveci hyn në 16 ekipet më të mira të Evropës në hendboll – që do të ishte sukses i parë i ndonjë skuadre ndonjëherë në historinë e hendbollit të Kosovës. 

osa1

Dueli i parë zhvillohet më 23 nëntor në ora 19:00, ditë kur i gjithë Rahoveci do të jetë në palestër.


Kundërshtari rumun Minaur Baia Mare është një rival i vështirë që ka lojtarë çek, rumun, ukrainas e brazilian në përbërje. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.