Rumunët së shpejti në Rahovec, të gjithë në sallë të shtunën

Rahoveci do ta ketë mundësinë historike që për herë të parë një ekip nga Kosova të kualifikohet në çerekfinale të EHF Europe Cup të hendbollit kur do të përballet në dy ndeshje ndaj Minaur Baia Mares.

Ekipi rumun së shpejti arrin në Rahovec pasi e pret rrugë e gjatë prej 17 orësh dhe mbi të gjitha me lëndime.

osa1

Një mundësi unike për KH Rahovecin që të triumfojë në “Mizahir Isma” duel që rumunët deshën ta evitojnë.

Rahoveci24 mëson se rumunët i bënë “ofertë” KH Rahovecit që dyja ndeshjet të luhen në Rumani, ashtu siç bënë me turqit, por kjo mundësi është refuzuar kategorikisht nga kryesia e klubit tonë që ka dashur t’i sjellë rumunët në atmosferën vullkanike të “Mizahir Ismës” për të tentuar një fitore në ndeshjen e parë dhe për të ëndërruar kualifikimin.

Minaur Baia Mare është klub i madh rumun dhe llogaritet gjigant evropian që rregullisht merr pjesë në gara evropiane. Për rosterin e tyre, ju infromojmë në një artikull tjetër.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.