Rruga më e frekuentuar, rruga më e rrezikshme me plot qenë endacak (Foto)

Rruga “Avdullah Bugari” (kërkojmë ndjesë nëse i është ndërruar emërtimi), është pa dyshim rruga më e rrezikshme në Rahovec për jetën e qytetarëve të kësaj lagje.

Rahoveci24 ka vizituar këtë pjesë të kësaj lagje, ku ka evidentuar rreth 20 qenë endacak të cilët qëndrojnë disa metra larg trotuarit, ku kalojnë qindra qytetarë gjatë gjithë ditës, prej tyre shumica fëmijë të vegjël të cilët shkojnë në shkollë.

Disa prej këtyre qenve madje shihen duke gllabëruar dhe duke u ushqyer me gjallesa tjera, çka i bën ata tejet të rrezikshëm për infeksione, përhapje të sëmundjeve dhe lloje tjera të epidemive që mund të përhapen.

Nëse në këtë rrugë nuk merren masa, do të jetë vetëm çështje DITËSH kur do të kemi edhe viktimat e para të kafshimit, por atëherë do të bëhet vonë.

Prandaj, qytetarët kërkojnë nga kryetari i komunës, Idriz Vehapi, që të marrë masa në mënyrë imanente për këtë problem, të hapë një tender ku do të priteshin ofertues profesional për trajtimin e këtyre qenve, apo të kërkohen fonde të jashtme për këtë problem, i cili po rrezikon shumë qytetarët.

Madje, edhe gazetarët e Rahoveci24 që ishin në vendin e ngjarjes nuk arritën të fotografojnë nga afër këta qenë nga rrezikshmëria e lartë e tyre. Rekomandohet edhe për qytetarë që të përcjellin fëmijët e tyre dhe të shmangin këtë rrugë, të përdorin rrugë alternative. Derisa ndonjëherë, ky problem të zgjidhet!

qen-1

qen-2

qen-3

qen-4

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.