Rron Grapci: Nuk e kam pritur këtë publik, Rahoveci e do sportin – duhet të japim 300 përqind për Kupën

Ylli i KB Rahovecit dhe përfaqësueses së Kosovës, Rron Grapci, ka deklaruar se ai nuk e ka paramenduar një publik e atmosferë të tillë në Rahovec.

Për Rahoveci24 ai ka treguar se sa vështirë do të jetë ndaj Prishtinës, por premtoi angazhim 300% të ekipit, me që kryen edhe detyrën e kapitenit.

“Ndihemi jashtëzakonisht mirë pasi fituam duke përmbysur disavantazhin prej -22 pikësh, kjo tregon shumë për karakterin e ekipit”.

“Definitivisht ky është një sukses historik për KB Rahovecin, me të vërtet ka qenë mjaft vështirë të arrihet deri këtu duke ditur se krejt sezonin kemi qenë pa palestër dhe stërvitjet i kemi mbajtur në palestër të shkollës”.

“Sa i përket publikës them të drejtën nuk kam pritur të jetë kështu mirëpo kjo dëshmon që qyteti i Rahovecit e do sportin, e do basketbollin, dhe thjesht kanë qenë fenomenal”.

“Sa i përket Prishtinës ne dimë çfarë force dhe çfarë buxheti kanë. Sa i përket ndeshjes ne duhet të japim 300% nga vetja dhe të shpresojmë të na përcjell fati dhe të shpresojmë në befasi”, tha Rron Grapci.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.