Të hënën rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Brestoc në komunën e Rahovecit.
Arsyeja e rrotullimit të veturës dhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti nuk dihen.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.
Në aksident është përfshirë një veturë dhe sipas informacioneve të para si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka pësuar lëndime trupore, i cili menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, për trajtim mjekësorë dhe pas ekzaminimit i njëjti ka rezultuar me frakturë në krah.