Rritet vlera e Meriton Korenicës, i afrohet milionëshit

Meriton Korenica participates in the match between CFR 1907 Cluj and Politehnica Iasi at Dr Constantin Radulescu Stadium in Cluj-Napoca, Romania, on October 5, 2024. (Photo by Flaviu Buboi/NurPhoto via Getty Images)

Vlera e Meriton Korenicës në tregun botëror të transferimeve është rritur ndjeshëm para afatit kalimtar të janarit.

Për të është hera e dytë që i rritet vlera, fillimisht te Ballkani e kishte 450 mijë euro.

osa1

Atij i është dyfishuar vlera brenda vetëm pesë muajve duke u bërë tani 900 mijë.


Këtu kanë ndikuar super paraqitjet e tij me CFR Cluj në Superligën e Rumanisë dhe në garat ndërkombëtare.

Ai gjithsejt i ka 5 gola e 2 asistime në 27 paraqitje për CFR Clujin këtë sezon duke luajtur një total prej 1402 minutash.

Këto paraqitje fantastike të tij kanë bërë që ai çdo ndeshje të vlerësohet lart dhe t’i rritet kështu vlera.

Nuk dihet ende nëse Meritoni do të lëvizë gjatë janarit, por ajo që dihet është se klubi aktual i tij dhe trajneri Dan Petrescu janë shumë të kënaqur me të dhe duan ta mbajnë së paku deri në fund të këtij sezoni.

Gjasat janë maksimale që Korenica të shitet në një nga top pesë kampionatet më të forta evropiane.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.