Një punëtor ka rënë nga një lartësi prej 2 metrave në vendin e tij të punës, dje në Rahovec, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Radoste të Rahovecit.