Rregullohen me zhavor rrugët fushore në fshatin Ratkoc

Komuna e Rahovecit nga buxheti i saj, po vazhdon investimet në rregullimin e rrugëve fushore të cilat janë paraparë të rregullohen gjatë vitit 2017. Rregullimi i këtyre rrugëve, është duke u bërë përmes projektit “Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve fushore”.

Në kuadër të këtij projekti kanë përfunduar punimet në rregullimin e rrugëve fushore me zhavor në fshatin Ratkoc dhe janë duke vazhduar punimet në rregullimin e një rruge fushore me zhavor në fshatin Pataqan i Poshtëm.

Me rregullimin e rrugëve fushore me zhavor , Komuna u ka krijuar kushte më të mira fermerëve për tu marrë me bujqësi.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.