Rrëfimi i legjendarit Xhafer Kadiri, me lot në sy (Video)

Fotografia e cila shfaqi ish luftëtarin e UÇK-së, Xhafer Kadiri, duke qarë, bëri namin në facebook – kush e ka parë nuk mbeti pa u prekur nga ata lot.

Sot, në ditën kur Shqipëria feston 104 vjetorin e Pavarësisë së saj, vajza e ish luftëtarit të UÇK-së, Saranda Kadiri për herë të dytë, ka reaguar publikisht përmes një statusi në facebook, duke thënë se ndjehet e dëshpëruar nga komentet e pavërteta, të tipit: uniforma dhe lotët nuk shkojnë bashkë, ose këto lotë janë të njerëzve që lufta i ka zënë “zgabim”, pastaj komente prej më të ndryshmeve ku thuhet se ushtari në fotografi mbledh kanaqe, s’ka shtëpi, ka dalë në TV me lyp ndihmë etj.

Ajo tregoi se, fotografia është bërë më 12.11.1998 në fshatin Reti të Rahovecit, dhe lotët në sytë e babait të saj shprehnin dhimbjen e thellë për humbjen e dy komandantëve dhe shokëve të tij, Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici.

Klan Kosova, më herët ka realizuar edhe një kronikë me Xhafer Kadirin, kronikë kjo e cila shfaqte ish-ushtarin e UÇK-së duke u përballur me vështirësitë e jetës.

Ndiqeni storien e mëposhtme e cila tregon më shumë për jetën e Xhafer Kadirit:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.