Rrëfehet nxënësi i rrahur në Rahovec

Një video e shpërndarë nëpër media dhe rrjete sociale ka shokuar opinionin, pasi një mësues shihet duket rrahur një nxënës.

Lidhja direkte në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës i është kushtuar këtij incidenti, ku para kamerës ka folur babai i nxënësit të rrahur si dhe vetë nxënësi, por ky i fundit ka folur pa e zbuluar fytyrën.

Babai i tij, Besnik Berisha, ka sqaruar se si e ka takuar djalin duke qarë në rrugë dhe procedurën që e ka ndjekur më pastaj.

640x74

“Gjatë orës 12:20 pasdite e kam takuar djalin duke qarë tha më ka rrahur mësuesi Gani, kur e pyeta mësuesin tha djali më ka fyer shumë, por nuk është e vërtetë që e ka fyer ka folur vetëm një fjalë. Pas kësaj kemi shkuar te drejtori së bashku me mësuesin Gani, drejtori ka thënë që t’i kërkojmë falje, i kemi kërkuar djali ka hyrë në klasë, pas dy ore pastaj kemi parë videon çfarë ka ndodhur.Rastin e kemi paraqitur në polici,” ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.

Viktima në këtë rast tregon se mësuesi fillimisht e ka shtyr ky ia ka kthyer me një fyerje ku më pastaj ka pasuar dhuna e mësuesit.

“Unë i thash mësuesit dua të shkojë në shtëpi, ai më ka shty njëherë nuk më ka lënë me hy e kam sharë pastaj ka filluar të më godas shumë. Unë e kam sharë pasi më ka humbur kontrolli pasi më ka shtyrë shumë. Një herë e patë rrahur një shok te klasës vetëm pasi e ka kthyer kokën mbrapa dhe ja ka lëvizur unazën nga vendi, ai nuk e ka bërë të madhe këtë,” ka përfunduar nxënësi i rrahur.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.