Rrahje mes dy burrave në Rahovec, njërit i dalin në ndihmë edhe djemtë – përfundojnë në Polici

Spread the love

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në rrugën “Ramiz e Xhevdet Krasniqi” në Rahovec, ku dy persona janë rrahur mes vete dhe për pasojë të dy kanë përfunduar në ndalim policor.

640x74

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se të dyshuarit që u arrestuan lidhur me këtë rast janë Xh.H. dhe A.H, të cilët fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor e më pas janë shoqëruar në stacion policor.

Për motive akoma të panjohura, të njëjtit janë kapur me njëri-tjetrin, e më pas në përleshje janë përfshirë edhe djemtë e XH.H., të cilët i dolën babait në ndihmë, por u futën në sherr.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit kryesorë janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar, të cilët pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes veti, pastaj në rast si të dyshuar janë përfshirë edhe dy djemtë e njërit prej të dyshuarve. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit e arrestuar pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy djemtë e të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.