Rrahja e fëmijëve dhe pleqve nga Torcida, në Rahovec përkrahje masive për Prishtinën në gjysmëfinale

Incidentet e ndodhura pas finales së Kupës së Kosovës kur u mbyll organizimi në Rahovec u shfrytëzua nga tifogrupi Torcida të cilët në mënyrë qyqare sulmuan fëmijët dhe pleqtë kalimtarë të rastit duke ndalur madje autobusët e tyre.

Këto incidente që ndodhën ku u lënduan fëmijë, pleq e policë në Rahovec nuk janë pritur aspak mirë.

Të dielën zhvillohet gjysmëfinalja e pestë mes Prishtinës dhe Trepçës ku fituesi shkon në finale dhe natyrisht se në Rahovec ekziston përkrahje e madhe për Sigal Prishtinën duke ditur çfarë kanë bërë tifogrupi famëkeq Torcida.

Ndërkaq, raportet e mira mes tifozerive kanë ekzistuar gjithmonë.

Rahoveci24 mëson se nga Rahoveci pritet të ketë udhëtim të personave individual të cilët do të shkojnë për të përkrahur Sigal Prishtinën në këtë ndeshje.

Të gjithë në Rahovec duan që Prishtina të shkojë në finale dhe që edhe ky sezon të jetë i dështuar për Trepçën dhe tifogrupin famëkeq Torcida që rrah fëmijë e pleq.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.