Ronny Farmer: Me vëllezërit e Rahovecit, gati për fitore ndaj Pejës

Qendra gjigante amerikane, Rony Farmer, është shprehur me vetëbesim të madh para duelit ndaj KB Pejës që zhvillohet nga ora 18:45 sot në Gjakovë.

Farmer i cili nuk luajti në ndeshjen e fundit për shkak se KB Peja nuk lejoi që përforcimet të luajnë në ndeshjen e mbetur të stinorit vjeshtor, ani pse KB Rahoveci e shtyu atë ndeshje për t’i ndihmuar pejanët, vetëm sa ka motivuar edhe më shumë lojtarin gjigant që të shfaqë performancë të mirë.

Farmer shkoi te tifozët në ndeshjen e kaluar, teksa u shpreh i ngazëllyer për këtë mundësi.

Për Rahoveci24 ai ka thënë se është gati që të luftojë me “vëllezërit e tij” për fitore.

“Nuk kam mundur të luaj mbrëmjen e kaluar, por unë dhe vëllezërit e mi kemi përkrahjen e tifozëve dhe jemi gati të luajmë të dielën për të marrë këtë fitore të madhe”, u shpreh Ronny Farmer.

/Rahoveci24/

 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.