Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, është takuar me zyrtarët e KOSTT-it dhe KEDS-it. Pas takimit, ajo ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për problemet e fundit me energji elektrik. Në fjalën e saj, Rizvanolli ka treguar për komunikimet që kishte me drejtuesit e KOSTT-it dhe KEDS-it. Në këtë konferencë, ajo nuk dha ndonjë zgjidhje apo afat se kur do të pushojnë reduktimet. Çfarë tha Rizvanolli?
Pas takimit, Rizvaolli tha se ua ka përcjellë KOSTT-it dhe KEDS-it ankesat e qytetarëve në lidhje me redukimet e energjisë elektrike. Tutje, Rizvanolli tregoi se u ka kërkuar atyre sanimin e problemeve në lokacione të ndryshme.
“Përgjatë takimit, unë i përcolla të gjitha ankesat e qytetarëve që i kemi pasur përgjatë ditëve të fundit me energji elektrike, veçanërisht në zona të caktuara, që kanë qenë më të ndikuara. Nga njëra anë, kërkova nga të dy operatorët të bëjnë maksimumin që ekipet në terren të sanojnë në masën e mundshme të gjitha lokacionet, ku ka probleme, qoftë për shkak të prishjes ose mbingarkesës, nga ana tjetër është tepër me rëndësi që investimet në nivel të transmisionit që janë duke u bërë e që janë afër, si nënstacioni i Ferizajt, që është rajoni që ka më së shumti problem, të vazhdojnë me intensitet të lart të mundshëm në mënyrë që të fillon puna sa më shpejt” – tha Rizvanolli fillimisht.
Tutje, Rizvanolli e konfirmoi se puna për sanimet e problemeve me energji do të vazhdojnë me intensitet të shtuar. Ajo tregoi se kishte edhe një kërkesë.
“Gjithashtu kisha një kërkesë për operatorët e rrjetit dhe furnizuesin, që përgjatë kësaj kohe të kenë komunikim sa më shpesht dhe me të qartë me qytetarët, edhe për natyrën e problemeve, edhe për shkaqet, edhe për atë se çfarë janë duke bërë, por edhe për atë se si mund të ndihmojnë qytetarët për ta përmirësuar situatën e furnizimit për vete dhe me të tjerët” – tha ajo.
Rizvanolli e shtroi edhe një kërkesë për qytetarët.
“Nga qytetarët kërkojmë që t’i përcjellin ifnormimet, mirëpo edhe këshillat që jepen nga operatorët e sistemit për menaxhim sa më të mirë të situatës” – tha ajo.


