Rinovojnë legjendat

Sulmuesi që ka shumë përvojë nga Superliga, Isa Eminhaziri, ka vazhduar kontratën me Rahovecin edhe për një stinor.

Njoftimin e ka bërë të ditur klubi i Rahovecit pak më parë, duke treguar se 33-vjeçari do të vazhdojë edhe një vit “me legjendat” e klubit.

640x74

Pos Eminhazirit, Rahoveci ka vazhduar edhe me Muhamed Shehun.

Rahoveci në stinorin vijues 2021/22 do të garojë në Ligë të Parë të Kosovës, pasi që siguroi kalimin aty duke e mposhtur Bashkimin e Koretinit në ndeshjen e fundit të stinorit.

Eminhaziri ka luajtur për vite të tëra në Superligë dhe përvoja e tij është e mirë se ardhur për vreshtarët, duke ditur se ai ka qenë pjesë e Vëllaznimit, Lirisë, Drenicës, Gjilanit e Feronikelit ndër kohë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.