Rikthehet Toni, të enjten luan në ndeshjen ndaj kampionit Trabzonspor

Meriton Korenica është rikthyer fushave të blerta, pasi luajti rreth 20 minuta në ndeshjen e fundit që Manisa e fitoi me rezultat 2-1 ndaj Kocaelispor.

Pas ndërrimit të dy trajnerëve më në fund Manisa ka gjetur rrugën e mbarë dhe Mustafa Dalci, trajneri i ri, e sheh në plane të mëdha Korenicën.

640x74

Në fakt, lëndimi në ije i Meriton Korenicës tashmë duket të jetë i kaluar dhe ai do të luajë me kapacitet të plotë nga ndeshja e ardhshme.

E ndeshja e ardhshme do të jetë ndaj kampionit të Turqisë, Trabzonspor, në kuadër të Kupës së Turqisë, një ndeshje e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme si për Manisan ashtu edhe për Meritonin i cili ka treguar vetën në ndeshje të mëdha.

Ndeshja ndaj Trabzonsporit zhvillohet të enjten nga ora 17:00h dhe transmetohet në Artsport.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.