Një ditë pas zyrtarizimit të amerikanit Ed Daniel, KB Rahoveci ka zyrtarizuar edhe një amerikan tjetër.
Të martën, KB Rahoveci ka njoftuar se ka rikthyer në ekip organizatorin Darrell Davis, i cili ishte pjesë e skuadrës edicionin e shkuar. Davis, do të jetë pjesë e Rahovecit deri në fund të këtij edicioni dhe pritet që të debutojë këtë vikend. “Një nga basketbollistët më të mirë të skuadrës viteve të fundit, Darrell Davis, rikthehet sërish për ta ndihmuar skuadrën drejt objektivave. Gradualisht ekipi po kompletohet, ndërsa tani mbetet që djemtë ti zbatojnë urdhrat e trajnerit dhe të dhurojnë më të mirën e tyre për klubin, respektivisht qytetin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Rahovecit. Davis edicionin e shkuar luajti te Rahoveci me 20.5 pikë për ndeshje kurse në pjesën e parë të këtij sezoni ishte pjesë e ekipit nga Bosnjë e Hercegovina, Slloboda e Tuzllës.