Grapeland Rahoveci do të rikthehet të enjtën në aksion ku në shtëpi pret ekipin e talentuar të Kerasan Prishtinës nga ora 19:00.
Palestra “Mizahir Isma” do të jetë e stërmbushur për ndeshjen e parë të vitit të ri 2025, që simbolizon një start krejt të ri për basketbollin rahovecian, pasi pritet të jetë viti që do të kurorëzohet me inkuadrim në Superligë.
Aktualisht gjendja është stabile në klub, ku përkundër impenjimeve të mëdha financiare, dy djem mjaft të ri, si Indrit Krasniqi dhe Altin Selmancena, po ja dalin suksesshëm mbanë që të menaxhojnë me të hyrat dhe pagesat që duhet të bëhen nga klubi, gjë që pak kush e ka pritur.
E po ky është mësim i rëndësishëm për pensionerët e biznesmenët, se mosha është vetëm numër dhe se me dashuri mund të bëhen gjëra të mëdha.
Të enjtën krejt Rahoveci duhet të jetë në sallë për të festuar, për të vazhduar serinë pa fitore dhe për t’i treguar Kosovës se viti 2025 do të jetë viti kur palestra “Mizahir Isma” do të kthehet për ta ringjallur Superligën e bajatuar të basketbollit të Kosovës, pa atmosferë dhe pa sharm.
Ne po kthehemi…
/Rahoveci24/


