Është rihapur rruga Gëzim Hamza – Piktori pasi me këtë rast janë ndërprerë edhe punimet në palestrën e turpit që ka nisur para 10 vitesh.
Pas një sërë vizitash dhe publikimeve në rrjetet sociale për marketing personal, zyrtarë të institucioneve së fundmi kanë preferuar heshtjen kur qytetarët janë pyetur pse janë ndërprerë punimet.
Punëkryesi EuroIng sipas disa burimeve ka ndërprerë punimet në fazën finale të palestrës derisa Qeveria e Kosovës t’i lëshojë mjetet e zotuara financiare.
Teksa askush nuk jep ndonjë informacion për zhvillimet e fundit një gjë është e sigurtë – gjendja po vështirësohet edhe për klubin e basketbollit.
KB Rahoveci shpresoi në zhvllimin e ndeshjeve si vendas në palestrën e qytetit për pjesën e dytë të sezonit, por ashtu si shumë herë të tjera, dukekt se edhe kësaj radhe kjo mbetet vetëm një ëndërr dhe palestra po shkon drejt një pafundësie të papërfundimit të saj, në atë që është turpi më i madh i të gjitha partive, i të gjithë politikanëve në Rahovec në 20 vitet e fundit.
/Rahoveci24/