Rifati për publikun e Rahovecit dhe UV029: Kush do që leh për mua, karvani ec

Debutuesi i elitës së basketbollit Ponte Prizreni, si mysafirë triumfoi me rezultat të ngushtë 71:70 kundër Rahovecit, në ndeshjen e vlefshme të play-off-it (meshkujt).

Megjithatë, kjo humbje e Rahovecit ka irrituar tifozët e këtij ekipit “Vreshtarët”, të cilën kanë akuzuar për manipulim dy lojtarë të klubit të tyre Deshaun Minnis dhe Fred Richardson, si dhe trajnerin e Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati.

Trajneri i Ponte Prizrenit është shumë i qetë dhe sipas tij, këto janë krejt shpifje.

“Thjesht shpifje, i kuptoj mllefin dhe djeksimin nga humbja por kjo është e pabazë”, tha Rifati për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A iu stresojnë këto akuza për manipulim?
“Aspak, kur je i pastër para Zotit, kushdo që leh për mua karvani ec”, përgjigjet Rifati.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.