Rifati i rezervuar: Nuk është kapital epërsia prej 5 pikësh

Trajneri i Prizrenit 16, Arbnor Rifati, ndryshe nga sa bën zakonisht, pas ndeshjes së parë ndaj KB Rahovecit, ka qëndruar me këmbë në tokë duke u shprehur me mjaft rezerva.

Rifati njihet për deklaratat e tij kontraverse, por ndaj Rahovecit është treguar i rezervuar dhe këtë këtë ai ka një arsye të fortë.

“Nuk është kapital epërsia prej 5 pikësh. Rahoveci kontrolloi ndeshjen gjatë pothuajse gjithë takimit, por ne patëm dëshirë të madhe për të fituar. Përgëzoj ekipin”.

“Duhet të fokusohemi për ndeshjen kthyese, e cila do të jetë shumë e vështirë. Urim Zenelaj do të jetë gati të mërkurën, por gjithnjë nëse nuk e rrezikojmë shëndetin e tij”.

“Ne do të përgatitemi për ndeshjen kthyese, por për vendin se ku zhvillohet pasi palestra është në renovim, për këtë do të vendosin organet e klubit”, u shpreh Arbnor Rifati në deklaratën pas ndeshjes.

Kështu Rifati ka aluduar se ndeshja kthyese megjithatë nuk do të zhvillohet në Rahovec, ashtu siç do të dëshironin të gjithë basketbolldashësit për këtë triller kthyes.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.