Riaktivizohet shoqëria kulturore-artistike “Rahoveci”

Është riaktiviziuar SHKA “Rahoveci”, ka konfirmuar drejtori për Kulturë, Gardalin Shtavica.

Lajmin Shtavica e konfirmoi në rrjete sociale, teksa aty janë parë edhe antarë të SHKA-së si dhe koreografi Fatos Hasku.

“Shpresojmë se sërish do të begatohet jeta kulturore në Rahovec”, u shpreh shkurt Shtavica.

Riaktivizimi i shoqërisë kulturore-artistike “Rahoveci” vjen kohe pasi aktivitetet u pushuan për shkak të mos pëkerahjes institucionale. /Rahoveci24/
image

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.