Njoftojmë të gjithë Afaristë dhe qytetarë të komunës së Rahovecit se është riaktivizuar “Shoqata e Afaristëve të Rahovecit”.
Shoqata është themeluar në vitin 2007 me qëllim të organizimit më të mirë të punës, mbrojtjes së interesit të afaristëve, bashkëpunimit sa më të ngushtë dhe avancimit të biznesit të tyre, tërheqjen e investitorëve të huaj në vend, si edhe zbutjen e nivelit të papunësisë.
Shoqata aktualisht përbëhet nga një numër i konsiderueshëm i anëtarëve prej anekënd Komunës së Rahovecit dhe numri i tyre po rritet në vazhdimësi.
Me kënaqësi ftojmë të gjithë bizneset të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj nisme krenare dhe që kanë qëllime të njejta, të na bashkohen për ta çuar sa më përpara qëllimin e kësaj Shoqate.
Për informata tjera mund të na drejtoheni përmes emailit:
sha.rahoveci@gmail.com
Mob: 049 425 245