Klubi i Hendbollit Rahoveci e ka konfirmuar kryetarin e ri të klubit.
Pas riorganizimit të klubit të hendbollit dhe mbajtjes së mbledhjes nga ish hendbollistët rahoveca klubi i hendbollit zgjodhi edhe kryetarin e ri Bejtulla Deliu ky i fundit siç thuhet është përzgjedhur unanimisht nga të gjithë hendbollistët.
Anëtari i kryesisë Bejtulla Deliu e merr drejtimin e klubit.
Pas iniciativës për riorganizim të klubit të hendbollit Rahoveci më datën 05.02.2019 ne ora 17:00, me iniciativ të ish Hendbollistit Mitush Isma ka thirrur në takim të gjithë lojtarët për riorganizim të Klubit ku të pranishëm ishin; Mitush Isma, Bajram Zllanoga, Hashim Raba, Bejtulla Deliu, Sadedin Cena, Laurat Popaj, Almir Kryeziu, Sadar Vuçitërna, Hysen Zllanoga, Hamëz Korenica, Admir Mullabazi, Myrtez Shala,
Të gjithë anëtarët e bordit kanë marr vendim që Bejtulla Deliu të ushtroj detyrën e kryetarit të klubit si dhe është zgjidhur edhe kryesia e klubit nga të gjith Hendbollistët që dëshirojnë të jenë pjes e Klubit .
Në këtë takim u mor vendim që klubi të startoj gara në shtator me këto gripmoshat si dhe senior
U-12
U-14
U-16
Ftohen gjithë bizneset, qytetarët, simpatizantet e tifozet që të vazhdojnë perkrahjën për klubin e tyre të zemrës që sukseset e klubit të Rahoveci t’i bashkëndjejmë së bashku.