Ri-strukturim i fuqishëm i LDK-së në Rahovec (Foto)

LDK-ja në Rahovec po përjeton momentin më të mirë ndoshta që nga themelimi.

Partia që po udhëheqë qeverinë e Kosovës ka përfunduar strukturimin në Rahovec.

Kohë më parë, LDK-ja zgjodhi edhe kryetarin e ri të forumit rinor. Granit Osa do të jetë ai që do të udhëheqë me të rinjt e LDK-së.

640x74

Strukturimi dhe zgjedhjet nëpër degë në LDK kanë shkuar perfekt.

Kështu, u zgjodh në ndërkohë edhe kryetarja e re e forumit të gruas në LDK.

Profesoresha Bekrije Cena – Nazifi do të jetë ajo që do të udhëheqë me forumin e gruas në LDK në Rahovec, ku sigurisht se priten ndryshime pozitive.

LDK-ja kështu ka përfunduar të gjitha obligimet statutare sa i përket ri organizimit dhe strukturimit

Kjo parti mund të thuhet se është gati për zgjedhje në cilin do moment. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.