Ylli i KB Rahovecit, Bardh Rexha, mezi pret ndeshjen ndaj ish skuadrës së tij Vëllaznimit, pasi ka ndjenjë shumë të mirë për ish klubin e tij dhe palestrën “Shani Nushi”.
Bardhi, i cili shënoi 7 pikë dhe ishte fantastik në shumë aspekte të lojës, pritet që edhe në këtë ndeshje të ketë rol të veçantë nga trajneri, rol që deri tani Muja e ka mbajtur të fshehur dhe do të jetë befasia e mbrëmjes.
Për Vëllaznimin, Bardhi ka fjalë të mëdha, teksa pret përkrahjen e gjithë Rahovecit në shtëpinë e tij të dytë, në Gjakovë, dhe në shtëpinë e dytë të të gjithë Rahovecit.
“Nëse sot gëzoj këtë formë, pa dyshim se hapësira që më është dhënë në Vëllaznim ka qenë vendimtare. Do të jem përgjithmonë mirënjohës ndaj Vëllaznimit, udhëheqësve e bashklojtarëve. Kjo do të jetë thjesht një ndeshje tjetër e radhës për mua dhe do të jetë një ndeshje e madhe basketbolli, ku skuadra më e mirë do të triufmojë në fund”.
“Vëllaznimi do të hyjë tejet i motivuar në këtë duel, e njoh ish-ekipin ku kam luajtur. Por, edhe ne mposhtëm kampionin e Kosovës pas një beteje të madhe dhe do të mundohemi ta ripërsërisim një paraqitje të tillë sepse fitorja vlen shumë në secilën ndeshje të Superligës, pasi secili ekip është i fortë dhe kredibil. Secili ekip mund ta mposhtë secilin”.
“Gjakova na i hapi dyert atëherë kur nuk kemi pasur palestër. Padyshimi gjithë Rahoveci nuk do të harrojë kurrë këtë. Unë ftoj të gjithë publikun e qytetarët që sikur atëherë të jenë prezent edhe të dielën në Gjakovë. Palestra “Shani Nushi” jam i bindur se do të mbushet nga adhuruesit në Gjakovë, por edhe nga ata të Rahovecit për një ndeshje të madhe basketbolli”, u shpreh Rexha në prononcimin e tij para ndeshjes.
Rahoveci i shkon Vëllaznimit të dielën nga ora 19:00 në palestrën “Shani Nushi”.
/Rahoveci24/