Reportazh: Rahoveci dhe pasuria kulturore, qyteti që e duan vizitorët, por kush po i pret? (foto)

Një vizitor që ishte ditë më parë në Rahovec telefonoi një mikë rahovecas për ta pyetur se cilat janë vendet që mund t’i vizitoj në këtë qytet. Miku i tij me plotë krenari e orientoi drejt Sahat kullës së qytetit. Me të mbërritur aty, vizitori nuk kishte se si ta shihte këtë monument veçse nga jashtë.

Ai përsëri telefonoi mikun e tij i cili nuk ishte atë ditë në Rahovec, duke i treguar se nuk kishte mundësi të ngjitej shkallëve sepse dyer ishin të mbyllura. ” Një derë e hekurt qëndron mbyllur me dry, andaj si mund ta ngjitem lartë?” pyet Jetmiri, nga rajoni i Prishtinës.

12592485_10153316859443199_1217690226532691899_n

Megjithatë viztori kishte dëgjuar për shumë bukuri dhe veçanti të Rahovecit, andaj kishte gjetur një variant dhe në fund u ngjit në ballkonin e Sahat Kullës së vjetër me shekuj.

“Nuk munda të hyj brenda objektit ngase kishte një thellësi, andaj ishte rrezik se mos po rrëzohem. Megjithatë arrita ta shohë Rahovecin nga kjo pozitë që dukej për mrekulli” thotë ai.

Ai dëshironte ta viztojë edhe Kalanë e Shkodranit dhe vreshtat e qytetit me të cilat dallohet Rahoveci, por nuk mundi, jo pse nuk deshi, por ngase nuk kishte se si të shkonte.

Megjithatë, ky vizitor është ndarë i kënaqur, sidomos me mikëpritjen e qytetarëve kur ai i pyeste për vendin ku gjendej Sahat kulla, por edhe miku që e orientonte nëpërmjet telefonit. Mirëpo, si do t’ia dilnin vizitorët tjerë? Pyetje që do përgjigje nga organet gjegjëse komunale!

Një monument tjetër kulturor gjendet pranë bibiliotekës komunale të Rahovecit. Është një çezme që thuhet të jetë nga koha e Perandorisë Osmane, e që është gjetur gjatë ndëritimit të një rruge afër xhamisë “Kadiri”.

12765792_10205933574840952_1618833456_o 12772997_10205933574760950_2027126397_o

Ky monument qëndron ashtu i pambrojtur pranë bibliotekës, madje nuk duket aspak i restauruar. Megjithëse në qyetet ka mjaftë kroje të shtjerrura, ende askush nuk ka ndërmarë diçka për t’i rivitalizuar ato, e që kjo çezme do t’u shkonte përshtati. Madje dikush ka gjetur vend ta kthej në objekt propagandues të politikës. Megjithëse fjalia e shkruar aty i bashkon shumë qytetarë që i thonë “Jo zajednicës”.

Komuna e Rahovecit duhet që në planin për qendrën e qytetit ta gjejë një vend të veçantë për monumente të tilla që tregojnë vjetërsinë e qytetit të Rahovecit.

Jo vetëm kaq, qyetetit iu zhduk shadërvani i vetëm i qendrës, apo siç quhej ndryshe si “Fontana”. Kjo pjesë u zëvendësua me një park që mban ca tufa lule në pranverë. E dhimbshme!

fontana

Sinjali i mirë erdhi kur komuna filloi punimet për rregullimin e pjesës së vjetër të qytetit, por siç thonë ata janë kushtet atmosferike që penguan vazhdimin e punimeve. Nuk mbetet tjetër veçse të presim se cilat do të jenë rezultatet finale të këtyre punimeve.

auto_Vehapi_Punimet_31448023844

Qytetarët presin, Rahoevcit po i kthehet një pamje që e meriton, megjithëse me hapa të ngadaltë, shpresojmë të jenë të sigurtë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.