Repart i emergjencës për të shpëtuar jetë – Visari zbulon planin për Shëndetësinë (Foto)

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, Visar Korenica, ka zbuluar planin e tij për ri-mëkëmbjen e Shëndetësisë.

Një nga sektorët ku qytetarët janë më të pakënaqur është Shëndetësia. Rastet e vdekjeve për shkak te intervenimit të vonshëm urgjent, ka nxitur kandidatin për kryetar që të zotohet për një repart emergjent i cili do të krijohet në kuadër të QKMF-së.

Po ashtu, ai ka premtuar edhe realizimin e vizitave sistematike të fëmijëve nëpër shkolla, implementimin e sistemit elektronik SISH dhe funksionalizimin e plotë të të gjitha AMF-ve dhe reparteve në QKMF.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.