Rëndësia e gomave të dimrit dhe koha për ndërrimin e tyre – cilat janë gomat më të mira, e ku t’i bleni ato?

Me afrimin e muajve të ftohtë, drejtuesit e automjeteve janë të detyruar të përgatiten për kushtet e vështira të rrugës që vijnë me sezonin dimëror. Ndër aspektet më kritike të kësaj përgatitjeje është ndryshimi në goma, pasi gomat e dimrit janë të krijuara posaçërisht për të përmirësuar sigurinë dhe performancën në rrugë me borë, akull dhe temperatura të ulëta. Gomat e reja kualitet për dimër i gjejmë lehtësisht në Haxhijaha Trade, por pse realisht duhet t’i vendosim gomat e dimrit dhe cilat janë përfitimet?

Benefitet e të pasurit goma të dimrit në kohë

osa1

  1. Përmirësim i Sigurisë në Rrugë: Gomat e dimrit përbëhen nga një material më i butë, që mbetet fleksibil edhe në temperatura shumë të ulëta. Kjo u jep mundësi gomave të përshtaten më mirë me sipërfaqen e rrugës, duke rritur fërkimin dhe kontrollin mbi automjetin. Në Haxhijaha Trade gjeni gomat më cilësore nga brendet Michelin, Sunny dhe Grenlander.
  2. Frenim i Përmirësuar: Në krahasim me gomat standarde, gomat e dimrit ofrojnë një distancë më të shkurtër frenimi në rrugë të mbuluara me borë dhe akull, duke ulur kështu rrezikun e aksidenteve në kushte të vështira atmosferike.
  3. Përformancë më e Mirë në Lagështi: Gomat e dimrit janë të pajisura me kanale të thella dhe shirita që ndihmojnë në përmirësimin e largimit të ujit dhe zvogëlimin e rrezikut të rrëshqitjes në ujë. Kjo veçori është veçanërisht e rëndësishme në ditët me reshje të dendura.

Koha e Duhur për Ndryshimin e Gomave

Koha e rekomanduar për të ndërruar gomat është kur temperatura fillon të zbresë nën 7°C. Kjo zakonisht ndodh nga fundi i muajit tetor ose fillimi i nëntorit. Ndryshimi i gomave gjatë kësaj periudhe është thelbësor për të pasur gomat e duhura përballë temperaturave të ulëta dhe për të shmangur ndonjë vonesë të rrezikshme kur të vijnë reshjet e para të borës.

Për ta përmbledhur, investimi në goma dimri dhe zëvendësimi i tyre në periudhën e duhur nuk është vetëm një aspekt i përgatitjes për dimrin, por një masë e rëndësishme për të mbrojtur veten dhe të tjerët në rrugë.

Haxhijaha Trade është kompania më serioze në Kosovë që ofron gomat e cilësisë më të lartë nga brende si Michelin, Grenlander dhe Sunny.

/Rahoveci24/  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.