Po raportohet gjerësisht nga mediat lokale të cilat po shtrojnë pyetje pse nuk ka ujë të pijshëm.
Rahoveci24 ka disa ditë që po merret me këtë temë dhe ka ardhur në konkludim se bëhet fjalë për reduktime të organizuara mirë nga KRU Gjakova për shkak të uljes së nivelit të Liqenit të Radoniqit.
Ulja e nivelit ka ardhur pas një kohe shumë të gjatë të mungesës së rreshjeve, ku momentin e parë që do të kemi rreshje, do të jenë të mirëseardhura dhe do të stabilizohet furnizimi me ujë të pijshëm. /Rahoveci24/


