Reagon VV: Autostrada është e Smajlit dhe Palit, për qejfe të AAK-së

Lëvizja Vetëvendosje!!! dega në Rahovec ka reaguar me anë të Visar Korenicës pas skandalit më të madh që nga paslufta, vendimti për largimin nga qyteti të Austostradës së Dukagjinit.

Varianti 1 që as që u prezantua në dëgjimin publik shkaktoi reagime, pasi që Smajl Latifi dhe Pal Lekaj vendosën qysh moti që autostrada të ndërtoeht në një zonë ku përfitojnë oligarkët e lidhur ngushtë me AAK-në, parti e dy të lartpërmendurve.

Reagimi i parë nga partitë politike erdhi nga Visar Korenica, i cili përmendi edhe emra të përfituesve të mundshëm nga largimi 14 kilometra prej qytetit të autostradës.

Reagimi i plotë i Visar Korenicës:

Autostrada e cila po behet per qejfe te AAK-se po merr kahje komplet tjeter nga ajo cfare eshte biseduar dy jave me pare me po keta vartes te Smajl Latifit qe sot po heshtin e spo bejne ze. Kush eshte “Dani” nga kompania Drini dhe kush eshte Shyqa nga Rugova kete e di me se miri Smajl Latifi.

Pse rrah gjoks Smajl Latifi per kete drejtim te autostrades pa marr ere fare ne kete lemi e din me se miri ai vet dhe ata qe perfitojne prej reagimit te tille.

Per sot eshte thirrur debat publik dhe skishte asgje me shume se cenim te fjales se lire. Pse sot iu eshte mohuar fjala z.Selim Metkamberit dhe disa qytetareve tjere nga kryetari i komunes? Perse sot nuk eshte lejuar debat i mirefillt publik? Perse ka nxitim?

Per qytetin ne tanesi eshte me ne interes kur territori i pergjithshem ka qasje me te madhe ne autostrade sesa vetem nje pjese e tij. Sipas propozimeve te eksperteve varianti i pare eshte edhe me i shkurte edhe me dobiprures, nuk prek token pjellore dhe me kosto me te vogel.

Variantet jane per tu diskutuar dhe hedhur ne leter mbi bazen e te cileve me vone merret nje vendim ku palet pajtohen per variantin perfundimtar.

Te tjerat jane vetem pazaret politike dhe biznesore e fare pak interesa ne te mire te zhvillimit te pergjithshem te komunes.

Kjo mund te jete vetem:
#AutostradaeSmajlitdhePalit

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.