Postimi i plot:
“Emisioni i “Zona Express” për vrasjen e Elvis Pistes dhe përmendja e emrit tim në kontekstin negativ, është trillim i paskrupullt. Nuk është e vërtet që unë jam marë në pyetje në prokurori në lidhje me këtë rast dhe as që është bastisur shtëpija ime ndonjëherë. Unë skam pasur konflikt asnjëherë me Elvis Pistën, por kam pasur marrëdhënie të mira personale e familjare me të.
Nuk është e vërtetë që në rastin e vënjes së gurëthemelit të hotelit, kam pasur ndonjë konflikt me të. E vërteta është qe ai ka ardhur i paftuar në darkën që e kisha me punëtorët e mi dhe ka shtënë me armë nën ndikimin e alkoolit dhe të muzikës, në prezencë të 200 burrave. Prandaj përpjekja për të krijuar konflikt politik ndërmjet meje dhe të ndjerit Pista, dhe për ta ndërlidhur këtë, me këtë vrasje, apo gënjeshtra se në këtë takim kanë qenë të ftuar Ramush e Daut Haradinaj, janë rrenë e kulluar. Ata as nuk kanë qenë të ftuar as nuk kanë qenë prezent në këtë darkë. Prandaj lakimi i emrit tim në këtë kontekst është përpjekje për njëllosjen e emrit tim, kjo për hesaspe të pazarëve politike në prag të zgjedhjeve të radhës.
Sheh Besimi.”