Reagon edhe portieri i Superligës, Haxhihamza kërkon që Rahoveci të mos mbetet pa stadium

Një nga yjet e Superligës e prej portierëve më të mirë kosovarë, Kenan Haxhihamza, u shpreh i zhgënjyer me faktin se KF Rahoveci, ekipi ku ai u rrit, mbeti pa stadium për të zhvilluar ndeshjet.

Haxhihamza me një reagim në rrjetin social Facebook tha se është koha që Rahoveci të bëhet me stadium që të gjithë e dëshirojnë dhe të largohen inatet politike, për t’i marrë për bazë propozimet e duhura.

Kujtojmë se Haxhihamza është mik i ngushtë i asamblistit të VV-së, Ilir Pallqa dhe portieri e ka vënë theksin mbi propozimin e një miqve të afërt të tij, i cili dha një propozim që i pëlqeu të gjithë Rahovecit: Stadiumi të ndërtohet në vreshtat pranë Stone Castle e jo te Epopeja e UÇK-së.

Postimi i plotë i Haxhihamzës:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.