Edhe basketbollisti i KB Rahovecit, Albion Metbala, ka reaguar rreth debatit që ka nxitur zbulimi i dallavereve në kurriz të palestrës.
Mebala thotë se ai është lodhur duke udhëtuar bashk me lojtarët tjerë, teksa aludon se Avdullah Hoti nuk duhet të insistojë pse është nga Rahoveci, por pse e ka obligim qytetar, kurse sjelljen e tij dhe të ministrit të sportit, Kujtim Shala, e quan përbuzëse dhe denigruese.
Postimi i plotë i Metbalës:
Në gjithë rrjedhat shoqërore-politike, në të gjitha nivelet e strukturave po ballafaqohemi me një mungesë totale të ndershmërisë, përgjegjësisë dhe seriozitetit. Por që një palestër të mos përfundohet 10 vite, të keqpërdoren mjetet dhe të nëpërkëmbet vullneti i secilit basketbollisti rahovecas, është një denigrim përbuzës dhe kulmi i së keqes. Fundja s’ka të bëjë as me faktin që Ministri është një bashkëvendas, ka të bëjë me obligimin qytetar dhe institucional që turpi kaq vjeçar të përfundohet një herë e mirë. Krenar me vullnetin e bashkë-lojëtarëve të mi, që endemi në sallat e qyteteve përreth, e turpi le tu qëndrojë në kurriz atyre që s’njohin tjetër veç pushtetit. Vërtetë turp! Është koha që të ndryshojë kjo gjenjde…
TURP