Reagon Bejtullah Deliu, akuzon rëndë Edon Canën

Ish-kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga PDK, Bejtullah Deliu, i cili edhe udhëheq me asamblistët e PDK-së në Kuvendin Komunal në Rahovec, ka reaguar pas kërkesës për largim të tij nga kjo pozitë dhe lirimin e mandatit, duke akuzuar rëndë kryetarin e ri të PDK-së në Rahovec, Edon Canën.

Në reagimin e tij të gjatë që shoqëroi me liderët e PDK-së, Bejtullah Deliu precizoi se ishte ai që mori përgjegjësinë për të garuar për PDK-në në një kohë kur nuk kishte klimë për fitore të kësaj partie në Rahovec. Këtu, Deliu ka të drejtë, pasi fushata e tij ishte dinjitoze, duke motivuar aktivistët dhe antarët e PDK-së që të riaktivizohen fuqishëm dhe që të besojnë në vlerat e subjektit të tyre politik.

Më tej në reagimin e tij, Bejtullah Deku ka akuzuar rëndë Edon Canën për mos angazhim në parti, madje duke thënë se vjen “një herë në dy javë” dhe se nuk pati guxim që të marrë drejtimin e partisë atëherë kur ishte më së e duhur.

Ai cilëson Edon Canën si person me prejardhje familjare të dyshimtë kombëtare, duke hedhur pikëpyetje mbi kredencialet atdhedashëse të ish-ambasadorit Cana.

Për postin e ambasadorit dhe shumë favore tjera, siç thotë Bejtullah Deliu, Cana i ka përfituar pa asnjë angazhim partiak, por vetëm për faktin se është dhëndër i Vlora Çitakut.

Po sjellim të pa prekur shkrimin e Bejtullah Deliut që tashmë edhe publikisht hapë luftën mes tij dhe Edon Canës për dominim në PDK, pasi që Deliu ka paralajmëruar se nuk do të largohet as nga pozita si udhëheqës i asammblistëve e as nga partia e tij aktuale.

Reagimi i postuar në Facebook nga Deliu:

Të dashur qytetar të Rahovecit!

Ndjej obligim moral që të sqarohem lidhur me vendimin e z. Edon Cana  të ndërmarr dje në mbledhjen e Kryesisë së Degës në Rahovec.

Aktivitetin tim e kam filluar si i ri në PDK,duke arritur që të jem në listë për Deputet në zgjedhjet e vitit 2019, si dhe kandidat për Kryetar të Komunës në zgjedhjet e fundit të vitit 2021.

Ishte kërkesë e Kryetarit dhe Kryesisë së PDK-së që unë,të jem kandidat për Kryetar të Komunës.

Duke parë situaten e partise e dija mirë që nuk ishte koha për PDK-në ta fitoj Rahovecin. Por, megjithatë për shkak të vlerave që përfaqëson  PDK-ja i hyra garës pak ditë para zgjedhjeve.

Për këtë periudhë të shkurtër kohore, kam tejkaluar çdo parashikim të sondazheve(sepse sondazhet tregonin se dalim me,më pak se 1000 vota) të cilat PDK-në e kanë radhitur dobët në Rahovec.

Menjëherë pas zgjedhjeve kam marr shumë falënderime nga Kryetari Memli Krasniqi dhe Kryesia e PDK-së në nivelin qendror.

Për mua është e pa pranueshme qe pas zgjedhjeve në formë krejtësisht jo demokratike  të emërohet si ud. Kryetar i Degës z. Edon Cana.  Parashutizmi me vendim qendror dhe pa konsultim paraprak me ud. Kryetarin z. Qazim Qeska, Kryesinë e degës dhe strukturat e tjera të degës në Rahovec.

Personaliteti im, integriteti im personal dhe familjar nuk më lejon të rreshtohem pas individëve të cilët nuk kanë histori të mirë kombëtare, për këtë e din mirë Rahoveci.

Sikur që ceka me larte se, aktivitetin tim në PDK e kam filluar si ri, me z. Hashim Thaqi dhe kam vazhduar me shume krenari me z. Kadri Veseli.

Nuk ka fuqi që mund të më përjashtojë nga PDK-ja, por nuk bëhem padron i individëve që nuk kanë të kaluar të mirë kombëtare.

– kur i pamoralshmi të kërkon moral!!!

Nëse kërkesa e z.Canës është morale,duhet të shiqohet në pasqyrë dhe t’a pyes vetën që deri sot,të gjitha favore që i ka pasur nga PDK-ja,pa as edhe një sekond angazhimi në parti, por fati deshti që të jetë dhëndër i Vlora Çitaku (për të cilën kam respekt skajshmërisht dhe është nder për PDK-në që e kemi këtë person) dhe kjo t’i mjaftoj Canës,që të përfitojë privilegje të majme aty…! Tani, si vazhdim i “moralit” vjen në degë si “mysafir” një herë – në dy javë në Rahovec dhe shetë “moral”????

Ku ishte ky “shpëtimtar” kur kërkohej kandidat për zgjedhje të fundit???

Nëse vetëm një aktivitet të vetëm dinë ky zoteria të tregojë cka ka bërë për degën e PDK-së në Rahovec, gjysma e këtij “i-moralitit” i falet.

U jam shumë mirënjohës dhe falënderues për besimin që më kanë dhënë  qytetaret dhe simpatizantët e PDK-se në Rahovec, nuk do të ju zhgënjej asnjëherë, vazhdojmë fuqishëm ne Kuvend dhe jashte Kuvendit me PDK-në.

Sinqerisht i juaji

Bejtullah Deliu

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.