Reagon Avdullah Hoti, premton se palestra përfundon në fundvit

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka reaguar pas raportimit të Rahoveci24 për ri-alokimin e mjeteve për palestrën.

Hoti në reagimin e tij nuk e mohon se mjetet e palestrës 300 mijë euro janë ndarë për projekte tjera.

640x74

Por, ai premton se ri-shikimi i buxbetit ndodh në 3 mujorin e fundit dhe se palestra përfundon në fund të vitit.

Rahoveci24 si medium është i lumtur që Hoti ka reflektuar dhe shprsojmë që ai do ta mbajë fjalën.

Postimi i Avdullah Hotit në Facebook:

Sqarim për shkrimin në “Rahoveci24.com” lidhur me buxhetin për palestrën sportive në Rahovec

Shumë salla të sporteve janë nisur nëpër komuna pa një planifikim adekuat dhe pa buxhet. Këto projekte të lëna përgjysmë për shumë vite është duke i përfunduar Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala.

Një ndër projektet që do të kompletohet sivjet është edhe projekti i palestrës sportive në Rahovec. Sportistët dhe mbështetësit e sportit në Rahovec nuk duhet të shqetësohen për këtë.

Qeveria e Kosovës, me rastin e rishikimit të buxhetit ka ri-alokuar 27 milion euro nëpër projekte kapitalen në të gjitha komunat dhe sektorët.

Në tre muajt e fundit të vitit, në bazë të ligjit të financave publike, Qeveria mund të ndërhyjë prapë për të bërë ri-alokime varësisht nga dinamika e shpenzimeve nëpër projekte për të siguruar përfundimin e projekteve që kanë dinamikë më të madhe të shpenzimeve dhe për të rritur shkallën e ekzekutimit të shpenzimeve kapitale.

Mendoj se portali informativ “Rahoveci24.com”, përpara se të japë këtë lajm dhe ta quajë skandalozë pa asnjë bazë, është dashur të kërkojë përgjigje nga Ministria Kulturës se kur planifikon të kryejë këtë projekt.

Dëshiroj të sqaroj se Qeveria Mustafa është duke eliminuar të gjitha dallimet në mes të komunave sa i përket shpërndarjes së buxhetit. Tani kjo shpërndarje merr parasysh nevojat që kanë komunat, nga vizitat që ka pasur vetë Kryeministri në të gjitha komunat pa përjashtim. Asnjëherë nuk ka pasur koncenzus më të madh politik në parlament në votimin e buxhetit të shtetit se sa tani.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.