Ratkoci masovikisht dhuron gjak vullnetarisht

Për të tetën herë radhazi, aktivistët dhe komuniteti i fshatit Ratkoc të Rahovecit, organizuan aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut, në bashkëpunim dinjitoz me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut nga Prishtina.

Fluksi i dhuruesve të gjakut ishte i pandërprerë në orët e paradites, gra dhe burra prej 18- 65 vjeç, me të cilin rast edhe kësaj here, treva e Anadrinisë të kësaj ane tregon humanitetin, duke përfshirë këtu edhe fshatin fqinj Dejë, i cili këtë aksion e organizon çdo 5 janar.

Zyrtarët e QKTGJ, edhe kësaj here thonë se këto fshatra janë shembuj unik sa i përket organizimit dhe humanizmit, gjë që mungon vendeve tjera në Kosovë.

Deri në ora 14 : 00, numri i dhuruesve të gjakut ka arritur numrin 95, dhe deri në fund të aksionit, pritet që ky numër të rritet, ndërkaq duhet theksuar se dhuruesi më i vjetër ishte Shaip Shala, 66 vjeç nga Rahoveci.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.