Raporti mes klubit dhe Fisnik Rugovës, në pikën më të ulët

Ndeshja ndaj Trepçës në çerekfinale të Kupës së Kosovës ishte gjithçka tjetër pos asaj që ka pritur i gjithë qyteti i Rahovecit.

Këtu ndikuan një varg faktorësh, përpos mos angazhimit të lojtarëve, por kryesorja mbeten problemet disiplinore.

Me 4 sekonda të mbetur në fund të çerekut të tretë ishte Fisnik Rugova ai që nuk pasoi topin për të shënuar në kundërsulm, por vendosi të mos luante.

Kjo nxiti irritimin e një prej zyrtarëve të klubit në stol, që e kritikoi Fisnik Rugovën, ku edhe filloi një përplasje verbale mes tyre e cila vetëm sa nuk eskaloi. Zyrtari në fjalë i klubit kishte plotësisht të drejt për reagimin e tij ndaj Rugovës dhe Rahoveci24 është në mbështetje të plotë të gjithë atyre që e mbrojnë klubin.

Përpos faktit që më shumë mungon në stërvitje se që është prezent, Fisnik Rugova ka shfaqur momente papjekurie në situata të caktuara në raport me zyrtarët e klubit.

Mbetet të shihet si do të veprojë klubi në këtë situatë dhe nëse do të dënohet Fisnik Rugova.

Rugova regjistroi vetëm 10 pikë dhe 8 kërcime ndaj Trepçës.

Problemet po ndodhin në ndeshje me peshë sezonale, gjë që nuk pritet nga lojtari më i paguar në klub, sidomos jo kur dihet se ngadalë por sigurt klubi po rrëshqet drejt play outit për të mbijetuar në Superligë.

/Rahoveci24/

1 Koment

  1. Sipas mendimit tim ky shkrim është tendencioz e me prapavijë për të denigru lojtarin në fjalë. Sipas mendimit tim zoti Rugova eshte njeri nder lojtaret me te mire dhe tregon angazhim maksimal per qdo lojë. Shkrimet e tilla me etiketime te tilla jane te pa baza dhe shkojn ne dem te ekipit. Une mendoj qe dikush per arsye personale nuk ka deshire qe z. Rugova me qene ende ne klub e qe me largimin e tije jam i bindur qe ekipi yne do te jet ne kriz edhe me te madhe.
    Eshte e pa pranueshme, sipas mendimit tim qe pas qdo humbje loje pasojn largimet qoft i trajnereve qoft te lojtareve, keshtu nuk shkon ma? dhe ekipi nuk mund me pas sukses të mirë, prandaj e lus kryesin e klubit qe te miret ma shume me keto probleme e me i lan anash inatet personale.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.