Ramadan Hoxha, portieri më i mirë në Rahovec në Turneun e Pavarësisë

Ramadan “Dani” Hoxha është shpallur portieri më i mirë i Turneut të Pavarësisë.

Dani mbrojti ngjyrat e Toni Sport, ku ai ishte ndër më meritorët për kualifikimin në finale, ku ekipi i tij u mposht nga Agronomi.

Intervenimet spektakolare të tij nuk janë befasi, por kësaj radhe mahnitën publikun gjatë gjithë turneut.

Edhe një herë konfirmohet se Rahoveci ka ndër portierët më të talentuar në Kosovë, i cili meriton hapësirë në ndonjë klub të Superligës dhe Ligës së Parë.

Kjo vetëm sa do ta shtyj portierin e ri jashtëzakonisht të talentuar që të punojë edhe më shumë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.