Rama viziton M&Sillosin, të cilës kohë më parë i ishte bllokuar eksporti në Shqipëri

Kryeministri shqiptar Edi Rama sot ka vizituar kompaninë e prodhimit të miellit në Xërxe të Rahovecit, ‘M&Sillosi’.

Edhe pse nesër mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, kryeministri Rama i shoqëruar nga deputeti Behgjet Pacolli, ka vizituar sot disa biznese të mëdha në Kosovë.

640x74

Nga Xërxa, Rama edhe njëherë e dha lajmin, se Shqipëria shumë shpejtë do të heq të gjitha tarifat doganore për produktet nga Kosova.

“Ne e kemi bërë një plan që do ta vëmë në lëvizje, që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale, edhe me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë. Ata kanë kërkuar kohë më shumë që ta analizojnë, por ne do ta heqim. Sepse nuk ka kuptim që ta heqim me Ballkanin e Hapur e mos ta heqim për Kosovën”, tha Rama.

Për vizitën nëpër bizenese para mbledhjes së nesërme, Rama tha se e ka menduar që të mos ketë vizita vetëm në kuadër të takimeve zyrtare politike.

“E menduam që mos të jemi vetëm në kuadër të takimeve zyrtare, por edhe me ata që janë motorri që lëvizë shoqërinë dhe jetën ekonomike. Kisha dëgjuar për këtë fabrikë, prandaj ndihem i nderuar që më erdhi mundësia që ta vizitojë dhe bashkë me ministren po flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe për shkrirjen e komplet të gjithë pengesave të kufirit, edhe kur të vjen puna tek produktet bujqësore”, tha Rama.

Por vite më parë, kompanisë që sot e vizitoi Rama i ishte bllokuar eksportimi i miellit në shtetin e Shqipërisë.

Mielli ishte bllokuar në vitin 2014 në doganat e Shqipërisë, pas një urdhri që kishte hyrë në fuqi më 1 tetor nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti me arsyetimin se vlerat e tij ushqimore ishin të papërshtatshme për konsumin e qytetarëve të vendit të tij. Raportime të ndryshme në medien e dy vendeve thonin se mielli ishte i importuar nga Serbia, nga kompania “M-Sillos”.

Kjo nuk do të ishte hera e parë e bllokimit të mallrave të kësaj kompanie. Më parë, në pranverën e vitit 2013, qindra tonë miell të “M-Sillos” ishin bllokuar gjithashtu në doganën e Morinës, qindra tonë miell të kësaj kompanie për shkak se u mungonte një certifikatë e rëndësishme analizash.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.