Donika Gërvalla ditë më parë quajti Ramush Haradinajn “hero të ashtuquajtur” e “gjeneral të vetshpalur” dhe atë në mes të Deçanit, deklaratë kjo që nuk u prit fare mirë as nga AAK-ja në Rahovec.
Kandidati për deputet, Ardian Rama, i është kundërpërgjigjur ministres së jashtme, Donika Gërvalla, duke publikuar një foto me liderin Ramush Haradinaj nga Krusha e Madhe.
Ai për Rahoveci24 tha se Donika Gërvalla është e pafytyrë që ndjell urrejtje për të përçarë popullin.
“Kontributi i Ramush Haradinajt do të jetë thellë i gravuar në historinë e Republikës së Kosovës. Nuk ka askush që mund të hedhë baltë mbi një legjende të gjallë, sidomos jo një e pafytyrë si Donika Gërvalla që nxit përçarje në mes të Deçanit. Ajo nuk do t’ia dalë kurrë sepse populli e di të vërtetën”, u shpreh Rama.


