Rahoveri drejt historisë, në gjysmëfinale të Norway Cup (Foto)

KF Rahoveri ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të Norway Cup, garën ndërkombëtare me dhjetëra klube më të forta nga anë e mbanë bota për futbollin e të rinjve.

Ekipi u përball në ¼-ën e finales me ekipin norvegjez, Sagene.

Dueli përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të ekipit rahovecian, ku djemt tanë shfaqen paraqitje jashtëzakonsiht të fortë, çka ka bërë që ata të kalojnë në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinalen e cila zhvillohet sot, KF Rahoveri do të përballet me klubin norvegjez Verdal IL, ku do të kërkohet kualifikimi në finale.

Forca djema…

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.