RahovecPost: AAK po mbledh nënshkrime për shkarkimin e Kafexhiut

Portali informativ lokal RahovecPost raporton se AAK është duke mbledhur nënshkrime për shkarkimin e Dëfrim Kafexhiut.

Sipas po këtij portali, iniciativa vjen pas përplasjeve të ashpra në fund të seancës së kaluar, ku pati një diskutim të nxehtë mes asamblistit të VV-së, Ilir Pallqa dhe kryetarit të komunës, Smajl Latifi, ku ishte i përfshirë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Defrim Kafexhiu.

Sipas po këtij portali besohet se Latifi ka nënshkrimet dhe votat për shkarkimin e Defrim Kafexhiut, megjithatë shtrohet pyetja kush do të jetë asamblisti i 16-të që duhet të jetë nga opozita që do të votojë pro shkarkimit të Kafexhiut.

Kujtojmë se VV ka katër asamblistë pas aderimit të Sinan Kryeziut në AAK dhe pas lëvizjeve të fundit Smajl Latifi është siguruar të krijojë shumicvën me ndihmën edhe të partive tjera opozitare.

Latifin po e ndihmon edhe VV-ja, e cila deri tani nuk ka pasur asnjë reagim për situatën e fundit. Kujtojmë se drejtimin e VV-së e mori Ali Dula, por si duket ai është distancuar nga asamblistët e partisë së tij në Kuvendin Komunal të Rahovecit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.