Rahovecit i ikë nga dora Musab Mala, ai zgjedh Trepçën?

KB Rahoveci është shumë mbrapa me përgatitjet sezonale dhe tashmë këtë e dinë të gjithë.

Teksa klubet tjera do të fillojnë javën e ardhshme stërvitjet, Rahoveci ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht as vazhdimin e bashkëpunimit me Fotis Takianos, gjë e cila do të ndodhë në orët në vazhdim, besojnë burimet e sigurta të Rahoveci24 pranë klubit.

Po të njëjta burime të sigurta konfirmuan vazhdimin me Altin Morinën, e që u mohua nga portalet, por vet lojtari doli e konfirmoi lajmin me një foto duke dalë publikisht se po kthehet në Rahovec, ndonëse klubi ende nuk ka bërë asnjë publikim zyrtar.

As lojtarët e qytetit nuk janë zyrtarizuar ende për të vazhduar, madje burimet e besueshme pranë lojtarëve vendas besojnë se Bardh Rexha dhe Altin Selmancena tashmë kanë vendosur të vahdojnë karrierën në klube tjera. Rexha pritet të nënshkruajë me një nga top klubet e Superligës, teksa Selmancena me shumë gjasë do t’i bashkohet një skuadre pretendente nga Liga e Parë.

Probleme Rahoveci ka edhe me Musab Malën. Ky i fundit është interesuar për jetën në Rahovec dhe detajet tjera, çka konfirmoi lajmin e ASISTIT se tashmë është punë e kryer, teksa burime tjera tash i konfirmojnë Rahoveci24 se është e vërtet që në lojë ka hyrë Bashkimi, por në fund, Musab Mala ka vendosur të nënshkruajë me Trepçën dhe të luajë për klubin e qytetit të tij.

Rahoveci po planifikon të fillojë stërvitjet të hënën më 2 gusht, një gjë që duket ende larg në horizont duke ditur se ende as ekipi nuk është konsoliduar.

Ndërkaq, kemi raportuar se lojtarët e huaj tashmë janë përzgjedhur nga vet Fotis Takianos dhe prezantimi i tyre do të bëhet në ditët në vijim.

Në rast të mos transferimit të Musab Malës klubi i Rahovecit do të mbetet pa opsione të konsiderueshme për lojtarët vendorë duke parë se skuadrat tjera i kanë kryer tashmë lëvizjet e tyre.

Mbetet të shihet çka do të ndodh, një gjë dihet – situata në klub është dramatike dhe klubi është në luftë të madhe me kohën!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.