Rahoveciani shpallet kampion bote ne tai boks (Foto)

Në meqin kundër gjermanit Eugen Hinkel, Herolind Krasniqi me prejardhje nga Malesia e Vogel e Rahovecit, ka arritur të fitoj titullin kampion i Evropës në tai boks për kategorinë deri në 72.5 kg.

Krasniqi, i cili është duke shkëlqyer në këtë sport në Zvicër, për herë të parë ka arritur të fitoj titull evropian. Pas pesë raundeve, Krasniqi ka arritur ta mposht kundershtarin.

Herolindi, të cilin të gjithë e njohin si “Shqiponja”, per 21Media bëri të ditur se tash synon titullin e kampionit botëror në thaibox. “Titulli i kampionit te Evropës ka kërkuar shumë punë dhe mund.

Kam ushtruar një kohë të gjatë, që të triumfoj në natën e 2 prillit, gjë e cila përveq që më ka bërë të lumtur, më ka shtyrë të mendoj edhe më larg. Këtë vit më duhet ti realizoj edhe disa meçe, në mënyrë që ta mbroj titullin, e më pas sigurisht se synoj edhe titullin e kampionit botëror” tha Krasniqi per 21Media.
rahoveciani 1

rahoveciani 2

rahoveciani 3

rahoveciani 4

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.