Një rast i dhunës mes bashkëshortëve ka ndodhur në Rahovec.
Një grua në Rahovec ka denoncuar për dhunë bashkëshortin e saj me të cilin është në proces divorci.
Rahoveci 24 mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi 33-vjeçarja ka kontrolluar telefonin e bashkëshortit, gjë e cila e ka revoltuar tej mase këtë të fundit, duke eskaluar në dhunë fizike ndaj saj.
Gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim. I dyshuari është emër i njohur për redaksinë e portalit Rahoveci24.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje si i dyshuar për dhunë në familje.


